Policia ka vënë në pranga babë e bir në Shijak pasi iu janë gjetur armë zjarri gjatë kontrollit të banesës.
“Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gj. H., 52 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Pjezgë, Shijak”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë në automjetin e 21-vjeçarit policia gjeti një dorezë dhe një shkop metalit.
“Në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari, u gjetën 2 armë të ftohta (dorezë dhe shkop metalik)”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.