Mijëra protestues kundër qeverisë u mblodhën përpara ndërtesës së kryetarit të bashkisë në kryeqytetin Jerevan të Armenisë.

Policia pengoi protestuesit të cilët tentuan të hyjnë në zyrën e kryetarit të bashkisë. Më pas protestuesit u shpërndanë pas tensionit që zgjati disa orë.

Pas fitores së Azerbajxhanit në Karabak, opozitarët që protestojnë politikën e ndjekur nga qeveria armene dhe të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan, që nga 1 maji mblidhen në rrugët e Jerevanit.

Policia në protestat e mbajtura me 2 dhe 3 maj kishte njoftuar arrestimin e 426 personave.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re