Ushtria e Armenisë nuk është duke iu përmbajtur armëpushimit të përkohshëm humanitar.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njofton se forcat armene gjatë natës kanë kryer sulme me artileri dhe mortaja ndaj zonave përreth qytetit Jabrayil dhe fshatrave të çliruar përgjatë lumit Araz.

“Në mesin e ushtarëve azerbajxhanas nuk ka humbje jete. Forcave armene u është dhënë përgjigjja e nevojshme dhe se ushtria e Azerbajxhanit vazhdon aktivitetet e saj përgjatë gjithë frontit”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se deri në hyrjen në fuqi të armëpushimit dje, ushtria azerbajxhanase ka shkatërruar 2 stacione raketahedhëse të sistemit kundërajror S-300, 5 tanke T-72, 3 sisteme raketore Grad, 2 sisteme raketore Smerch, 1 obus D-20, 1 top kundërajror KS-19 dhe 6 automjete të ushtrisë armene që transportonin municione.

Ushtria e Azerbajxhanit është në avantazh përgjatë gjithë vijës së frontit.

Armëpushimi i përkohshëm humanitar mbi të cilin u dakorduan Azerbajxhani dhe Armenia hyri në fuqi duke filluar nga mesnata mbrëmë prej orës 00.00 sipas kohës lokale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re