Këtë të dielë ka përfunduar zyrtarisht armëpushimi i njëanshëm i Rusisë në Ukrainë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

 

Ky armëpushim nuk u pranua nga Ukarina, e cila e quajti hipokrizi. Në fakt edhe në terren sulmet nuk u ndalën, çka tregoi se edhe vetë ushtria ruse nuk e respektoi vendimin. Presidenti Volodymyr Zelensky,  deklaroi se Moska gënjen për çdo gjë që thotë.

 

VOLODYMYR ZELENSKY

 

PRESIDENTI UKRAINAS

 

Bota, të shtunën, më 7 janar ishte edhe një herë në gjendje të shihte se sa të rreme janë fjalët e çdo niveli që vijnë nga Moska. Ata folën për një armëpushim të supozuar, por realiteti është se predhat ruse goditën sërish Bakhmutin dhe pozicionet e tjera të Ukrainës.

 

Sipas  presidentit Ukrainas, asnjë premtim për armëpushim nuk duhet marrë seriozisht nga Rusia dhe se luftimet përfundojnë kur ushtari i fundit rus të largohet nga vendi.

 

Ndërkohë Moska përmes Ministrisë së Mbrojtjes, tha se monitoroi armëpushin por forcat ruse u detyruan të zmbrapsin sulmet ukrainase.

 

Nga terreni u raportuan edhe tre viktime dhe luftime me intesitet të lartë në Bakhmut, qytet të cilin rusët e konsiderojnë me rëndësi edhe për shkak të minierave të shumta që gjenden në të. Në Kherson, zyrtarët lokalë  njoftuan gjithashtu më shumë se 30 bombardime si pasojë e të cilave një person humbi jetën. Ndërsa autoritetet ruse pretenduan se dy termocentrale u goditën në rajonin e Denjeckut nga forcat ukrainase mëngjesin e kësaj të diele.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re