Skip to content

“Armët e trafikuara do të përdoreshin nga mafiozët shqiptarë të…”- Zbardhen detaje nga arrestimi i Admir Tutajt në Kolumbi, pamje nga momenti i vënies në pranga (FOTOLAJM)

Mediat kolumbiane kanë zbardhur detaje në lidhje me arrestimin e 25-vjeçarit shqiptar, Admir Tutaj, i cili merrej dhe ishte një nga kokat kryesore të trafikimit të armëve në tregun botëror.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat vendase, armët e trafikuara do të përdoreshin nga mafiozët shqiptarë, të lidhur me grupet terroriste që kryejnë krime në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ky person është kërkuar me njoftim të kuq nga Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar të Shqipërisë”, theksoi komandanti i Policisë së Barranquilla.

Tutaj është transferuar tashmë në aeroportin El Dorado, në Bogota, për t’u ekstraduar në Shqipëri.

LEXO EDHE: FOTO/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik armësh, arrestohet në Kolumbi me qëllim ekstradimin, Admir Tutaj

“”