Kryeministri Edi Rama po flet live me qytetarët përmes facebookut, ku do të prezantojë paketën e zgjeruar të ndihmës.

“Nuk dihet sesa do të zgjasë kjo luftë. Sot halli I halleve që na bashkon të gjithëve është mbrojtja e jetës në familjet tona dhe mbrojtja e Shqipërisë nga një katastrofë. Hallet e tjera nuk krahasohen me këtë që po përballemi. Lart e poshtë nëpër Europë dhe Botë po bëhet kërdia. Sot jam shumë në merak sepse shumë prej jush mendojmë se ja hodhëm. Na liro se ti nuk je Zoti as Allahu thonë të tjerë që shajnë dhe mallkojnë. Jemi në një fazë shumë delicate, ku rreziku jemi ne vetë dhe jo armiku. Sot jemi rrezik potencial i vetëvetës. Shansin e fundit për të na bërë gjëmën, armiku ka dobësinë tonë njerëzore. Në fillim nuk na gjeti të papërgatitur”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re