Menjëherë pas deklaratave të forta të Turqisë rreth incidenteve në Egjeun lindor, kryeministri grek Kiriakos Micotaqis ka udhëtuar për në Paris ku u taku me presidenti francez Emanuel Macron. Shefi i Elysee prezantoi marrëveshjen e partneritetit strategjik Greqi-Francë, si një mburojë kundër çdo lloj sfide në Egje.

 

EMANUEL MACRON

PRESIDENTI I FRANCËS

 

Ky partneritet strategjik nuk do të lejojë asnjë trazirë në Mesdheun Lindor. Ne mbështesim plotësisht sovranitetin e Greqisë. Bashkëpunimi i plotë në çështjet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes dhe armatimeve po bëhet më i rëndësishëm sot përballë sfidave.

 

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh se me Francën ka një bashkëpunim me baza të forta, por nuk i kurseu thirrjet edhe për Bashkimin Europian, që të veprojë dhe të mos lejojë agravimin e situatës në Egje. Mitsotakis i dërgoi një mesazh Ankarasë në përgjigje të deklaratave turke se ata mund të vijë një natë papritur.

 

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTËR I GREQISË

Ata që thonë se do të vijnë natën, ne i presim në dritën e ditës, ku të shohim se kush e ka të drejtën dhe fuqinë e vërtetë në anën e tyre. Avionët francez Rafales tashmë po fluturojnë në qiejt tanë, fregatat tona të para tashmë janë duke u ndërtuar.

 

Por i menjëhershëm ishte reagimi nga Ankaraja zyrtare, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar akuzoi Greqinë për hipokrizi dhe i bëri sërish thirrje të mos hyjë në aventura.

 

HULUSI AKAR

MINISTRI TURK I MBROJTJES

Ata po përpiqen të njollosin imazhin e Turqisë. Ata përpiqen të shfrytëzojnë dhe shtrembërojnë çdo ngjarje, të ndikojnë në palët e treta me gënjeshtra dhe shpifje dhe ankohen për Turqinë në vende të treta. Mos hyni në aventura të reja. Disa mund të thonë gjëra në veshin tuaj. E keni parë në histori që këto nuk janë të vërteta. Mos e përsërit të njëjtën gjë. Bëhuni të zgjuar. Ka disa politikanë në Greqi që rrisin tensionin për kalkulimet personale dhe politikën e tyre të brendshme.

 

Akar shtoi se Turqia është e vendosur të mbrojë të drejtat dhe interesat si të vendit ashtu edhe të turqve qipriotë në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re