Arqipeshkevi i Shkodrës-Pult Angelo Massafra ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polias dhe të dy vellezërve Bilali një ditë më parë.

 

Gjatë meshës së shenjtë të së dielës në katedralen “Shën Shtjefni” për 200 vjetorin e lindjes së arbëreshit Andon Santori, Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem ku njëri nga djemtë e braktis babain për shkak se nuk i siguron pasuri.

 

Arqipeshkevi u shpreh se femijët e sotshëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet.

 

Arqipeshkevi bëri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre sepse në momentin kur kupton gabimin aty nis shpëtimi për gjithsecilin. Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që ti fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur deklaroi Massafra.

 

Po ashtu bëri thirrje që të gjithë të mos i bëjnë keq të tjerëve dhe të falin si e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit në parajsë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re