Në një urim për Pashkë, Arqipeshkvi Metropolit të Tiranë e Durrësit George Frendo, përcolli një lutje për politikanët këtë fushatë që po zhvillohet.

Dëshiroj t’ju them edhe dy fjalë politikanëve, ju lutem mos përdorni një fjalor që mund të bëhet rast përçarje mes nesh, jemi njerëz të krijuar në imazhin e Zotit, jemi të gjithë një popull, para se të jeni parti të ndryshme kërkoni atë që ju bashkon, më të mirën e përbashkët më shumë se sa të mirën e partisë apo atë personale”, tha Frendo.

Ai më tej  tha se “njeriu që e humbi besimin në Zot, i  themi që vetëm në besim jeta jonë mund të gjejë domethënien e vet. Ia dëshmojmë atyre që vetëvriten që nuk shohin asnjë shpresë e u themi që ajo shpresë ju jep kurajo për të përballuar. Për ata që po vuajnë për shkak të covid, le të jetë kjo situatë një shkollë për ne që ishim bërë viktima të materializmit dhe konsumizmit”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re