Arqipeshkvi i Tiranës, Imzot George Frendo ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Për shkak të disa komplikacioneve respiratore të shfaqura gjatë ditës së sotme, Imzot Frendo është shtruar në spital, pas rekomandimit të mjekëve.

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës. Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të KISH-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re