Skip to content

Arratiset nga burgu i Torinos shqiptari i dënuar për drogë

Një shqiptar 45-vjeçar është arratisur nga burgu i Torinos. Informaciaonet bëjnë me dije se shqiptari duhej të kryente dënimin deri në 2022 për akuzën e trafikut të drogës, prostitucionit dhe krime të tjera.

 

Shqiptari është arratisur nga burgu Loruso e Cutugno, ai ishte përfshirë në një program ku të dënuarit  12 orë i kalonte duke punuar në një fabrikë pranë burgut dhe 12 orë të tjera i kalonte në qeli.

 

Ndërkohë 45-vjeçari ka dalë nga burgu dhe nuk ka shkuar në punë por është arratisur, nuk jepet identiteti i shqiptarit te arratisur.