Tre të burgosur në Itali, një 45-vjeçar shqiptar, një maroken, si dhe një rumun 22 vjeç, arritën të arratiseshin nga burgu i sigurisë së lartë në Avellino. Arratisja e guximshme ndodhi në mes të natës.
I dënuari me origjinë shqiptare u kap menjëherë nga autoritetet, ndërsa dy të tjerët janë ende në arrati.
Të burgosurit kishin arritur të sharronin hekurat e dritareve, duke zbritur më pas në rrugë përmes çarçafëve, për tu larguar në drejtim të paditur.
Autoritetet kanë ngritur postblloqe dhe kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin për kapjen e dy të rinjve.