Mijëra rusë që duan të shmangin mobilizimin për luftën në Ukrainë po ikin nga Rusia dhe njëri prej tyre doli me një ide “gjeniale”, ngjashëm si shqiptarët në kohë të komunizmit.

Përkatësisht, një 38-vjeçar u arratis si surfist, mbi një dërrasë të ngjashme me atë të sërfit.

“Ky rus gjeti një mënyrë të re për t’i shpëtuar shërbimit të mundshëm ushtarak në konfliktin në Ukrainë, duke lundruar nëpër lumin Narva për në Estoni. Plani megjithatë dështoi, sepse disa orë më vonë ai u arrestua dhe u deportua përsëri në Rusi,” raporton media vendase.

Ai kaloi kufirin pranë grykës së lumit në një dërrasë në këmbë, duke vozitur mbi të, aty rreth orës 1 të mëngjesit të së hënës, citon shërbimi publik ERR RT estonez.

Fatkeqësisht për të, zyrtarët kufitarë estonezë e gjetën shpejt në stacionin e autobusit rreth orës 4 të mëngjesit dhe e çuan në pikën kufitare, ku u gjobit dhe u kthye në Rusi.

“E bëra për shkak të urdhrit të mobilizimit të pjesshëm”, u tha estonezëve ky “surfist”. Qeveria e Estonisë ka rritur sigurinë kufitare që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt.

“Ne po monitorojmë me kujdes situatën. Nëse është e nevojshme, ne do të forcojmë kontrollet në kufijtë tanë,” tha kontrolli kufitar.

Estonia ndaloi lëshimin e vizave për turistët rusë në gusht, duke iu bashkuar shteteve të tjera baltike që kufizuan hyrjen për qytetarët rusë në fillim të këtij muaji. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re