Nuredin Dumani, gjatë seancës së sotme në GJKKO, ka rrëfyer se është larguar drejt Kosovës pas vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, duke u shprehur se kaloi përmes doganës.
Vrasësis me pagesë, i kthyer në të penduar të drejtësisë, tregoi se në makinë, në momentin që kaluan në doganë ishin 3 persona, të tre në kërkim.
“Kalova në doganë, unë isha pasagjer. Ishim tre vetë, të tre në kërkim, vetëm makina nuk ishte në kërkim”, tha ai.
Pjesë nga dëshmia në GJKKO:
Avokati Genti Rumano: Kur ke shkuar në Kosovë, ishe në kërkim?
Nuredin Dumani: Po, isha në kërkim për Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë. Kalova në doganë. Unë isha pasagjer. Ishim tre vetë, të tre në kërkim, vetëm makina nuk ishte në kërkim.
Avokati: Sa qëndrove atje?
Nuredin Dumani: Nuk e mbaj mend si kohë, por kam qëndruar deri natën që i ra Rusia Ukrainës.
Avokati: Sa i ke premtuar Henrikut për vrasjen e Mashës?
Nuredin Dumani: I kam premtuar 150 mijë euro. I dhashë 10 mijë euro paradhënie.
Henrik Hoxha nga kafazi: Është marrë porosia për djalin e Lulëzim Mashës. Nuk u gjend ai dhe pastaj shkoi porosia për Lulëzim Mashën, që ai të vinte tek varrimi. Porosia ishte nga sakati, Aleksandër Baho.
Avokati: Ishe në Kosovë kur i dhe këtë porosi Henrikut?
Nuredin Dumani: Po, në Kosovë. Nuk mbaj mend me çfarë fola me të. Aplikacionin Matrix e kam marrë kur ka dalë. Në Sky kam pasur pseudonimet “Alkatraz”, “covid19” dhe “Toto Rina”. Këto edhe në Matrix. Henrikut s’e mbaj mend si e kishte emrin në SKY, por unë ja kisha vënë “Baftjari”.
Avokati: A të ka takuar ndonjëherë në Kosovë Aleksandër Baho.
Nuredin Dumani: Po, disa herë. Ka ardhur me makinat e veta, njëherë me një CLS, njëherë me një AudiA8. Ka ardhur edhe për qejf në Kosovë, të takohej me mua. Porosinë për Lulëzim Mashën ma ka dhënë Suel Cela.
Më tha, që e ka për persona të tjerë. Përveç Çelës për këtë vrasje kam folur me Aleksandër Bahon.
Komunikimi im me Suel Çelën. Kontaktin ma ka dhënë Fatmir Troplini.
Avokati: Ju keni thënë që Sueli ka rrahur Arben Lazen?
Nuredin Dumani: po.
Avokati: Pse more porosinë e Suelit?
Nuredin Dumani: Për interes. Fillimisht për 150 mijë euro e pastaj për 200.
Avokati: Të ka treguar Baho si njihej me Suel Celën?
Nuredin Dumani: Jo.
Sueli nuk më ka treguar ndonjëherë për arsyen e kësaj porosie. Kur i tregova Henrikut, më tha që e njoh (Lulzim Mashën) dhe që është plak i mbaruar. Punën ja dhashë Henrikut.
I kam dhënë disa mjete për këtë punë, një golf4, dy armë, një “uzi” pistol dhe një pistoletë 19mm.