Ish nën-drejtori Femi Sufaj ka folur mbrëmjen e sotme për tentativën për arratisje të famëkeqit Gaxhai (Gazment Braka), dhe si e kuptuan ata që ishte hapur një tunel nëntokësor.

I ftuar në Opinion, Sufaj tha se ishte një gabim i hapësve të tunelit që çoi në plasaritjen e asfaltit dhe zbulimin e tunelit.

Ai madje thotë se ata që punonin për këtë tunel kishin marrë një dyqan lulesh përballë me qera dhe e ndihmonin çdo ditë për të parkuar.

Nga ana tjetër, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një detaj tjetër. Ai tha se drejtori i burgut kishte shkuar për të blerë lule dhe ata nuk i kishin ulur asnjë lekë sepse nuk donin të binin në sy.

Pjesë nga intervista

Sufaj: Kemi të vitit 2005 të Gaxhait në Burgun e Mine Pezës, shumë e super e organizuar, e sofistikuar. Unë kam qenë zv/Drejtor aty. Kam qenë okular.

Fevziu: Si nuk dalluat gjë fare?

Sufaj: Si ta dallosh kush vjen nën tokë. Në orën 9 kemi zbrit nga nga mbledhja dhe kemi parë që ka plasaritur toka. Ishte asfalt i plasaritur, sepse punëtorët punonin me krik token. Sigurisht që nga gabimi i tyre e kuptuam. Unë parkoja përditë atje, më thoshte parko majtas, parko djathtas ai që ndihmonte ata.

Lala: Na shuaj një kuriozitet, akeni blerë lule aty?

Sufaj: Jo lule nuk kam blerë sepse nuk kisha nevojë. Dyqani ishte marrë me qera përballë. Distanca e tunelit është 22 m. Ai ka gabuar se është ngritur në lartësi. Ishte shumë e organizuar dhe me bashkëpunëtorë. U plas toka, njoftuam policinë, morëm qentë. Një qen i policisë i stërvitur shumë. Kanë punuar me mjete rrethanore. Kanë mbush një govatë dhe e ka tërhequr dikush. Njëri e mbushte. Më shumë 20 ditë është punuar.

Hoxha: Ata e vendosën në fund të lokalit, gjithë dheu që dilte largohej me vazot e luleve dhe thasë. Në momentin kur futeshin poshte kishin instaluar që të nizeshin llampat dhe magnetofoni që të mos ndihej zhurma. I vetmi gabim që bënë ata ishte se i doli puseta dhe u detyruan të devijojnë . Kur u rrotulluan humbën drejtimin. Mjetet e rende bënë shembjen. Ata të luleve kur kanë parë zhurmë kanë kyçur dyqanin dhe kanë ikur. Kur shkoji drejtori të blinte lule për zyrën nuk ia ulën çmimin ja lanë 50 mijë lekë , për të mos rënë në sy.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re