Fjolla Morinës i shtohet dhe një tjetër akuzë. Policia e Kukësit bën me dije se Prokuroria e qytetit, ka regjistruar dhe një tjetër vepër penale ditën e djeshme, atë të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Kjo pasi këngëtarja kosovare nuk është gjetur në banesën ku duhet të qëndronte pas vendimit të dhënë nga Gjykata.

Tashmë ajo është shpallur në kërkim policor, nën akuzën e “Thyerjes së masës së arrestit”.

Blutë e Kukësit thanë se po punohet për kapjen e këngëtares 34-vjeçare.

Njoftimi nga Policia e Kukësit:

Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë.

Po punohet për kapjen e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re