Sërish sirenat kanë rënë në Mitrovicë, serbët po grumbullohen në Zveçan

Pasi një nga ish-policët serbë të Kosovës u arrestua në vendkalimin në Jarinje, serbët nga veriu i Kosovës filluan të mblidhen dhe të vendosin barrikada.

Barrikada dhe sirena sërish në pjesën veriore të Mitrovicës, siç raportohet.

Pasi një nga ish-policët serbë të Kosovës u arrestua në vendkalimin në Jarinje, serbët nga veriu i Kosovës filluan të mblidhen dhe të vendosin barrikada.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se arrestimi i ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës në vendkalimin në Jarinje, Dejan Pantiç, paraqet hakmarrje brutale dhe frikësim për të cilin kryeministri Albin Kurti është përgjegjës.

Në njoftim thuhet se është hakmarrje e Kurtit ndaj policëve serbë për largimin e institucioneve në veri.

Për këtë arrestim, siç thotë ai, Petkoviç ka njoftuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Theksohet se do të njoftohen të gjithë përfaqësuesit e tjerë relevant ndërkombëtar, me kërkesë të qartë që hakmarrja ndaj serbëve të ndërpritet menjëherë dhe serbëve në Kosovë t’u garantohet siguria.

Ndërkohë, me në sfond këtë situate, presidentja Osmani shpalli shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme në veri, për katër komuna me shumicë serbe, duke iu bindur kështu kërkesës së SHBA.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re