Ditën e sotme avokati i Nikoll Sherrnikut ka deklaruar se i mbrojturi i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e policit Xhulio Prela.

Në një deklaratë për mediat Ilir Dyzeni shprehet se natën e ngjarjes Sherrniku ka qenë duke festuar ditëlindjen me familjarët e tij.

Sipas tij vendimi u gjykatës për ta lënë në burg është i padrejtë, ndërsa hedh poshtë edhe pretendimet e prokurorisë për automjetin.

Avokati thekson se Sherrniku nuk ka automjet në pronësi të tij dhe se mjeti që është kapur nga kamerat e sigurisë është në pronësi të një personi që ka humbur jetën nga Covid-19.

“Me çfarë u njohëm gjykata ka marrë një vendim të gabuar për të mbrojturin prej meje. Vërtet është një jetë e humbur por i mbrojturi prej meje është i pafajshëm, nuk ka asnjë lloj lidhje. Natën kur ka ndodhur ngjarja i mbrojturi prej meje ka qenë duke festuar ditëlindjen në shtëpinë e tij. është e provueshme edhe nga familjarët e tij.

Pretendimet e organit të akuzës mendohet se një automjet që pretendohet se është e të mbrojtur prej meje ka kaluar ë orën e ngjarjes, ne deklarojmë se i mbrojturi prej meje është i pafajshëm. Aktualisht është në aludime. Automjeti në fjalë nuk është në pronësi të të mbrojturit prej meje, por të një personi që ka vdekur për shkak të Covid”, tha avokati.

Gjykata e Lezhës caktoi sot masën “arrest me burg” për Nikoll Sherrnikun, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela.

Sherrniku mësohet se është dorëzuar vetë në polici në datë 19 Dhjetor ora 16:00, pasi u shpall në kërkim.

Ai është dorëzuar në policinë e Lezhës pasi gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg katër ditë më parë, në datë 15 Dhjetor.

Sherrniku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij dhe nuk ka njohje me personin tjetër të shpallur në kërkim Brilant Martinajn.

Ngjarja

26-vjeçari Xhulio Prela, u vra teksa po kthehej nga Shkodra mëngjesin e 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re