Për avokatin e Sali Berishës, Genc Gjokutaj, mase e SPAK për Sali Berishën “arrest shtëpie me mbikëqyrje policore” është e pambështetur në ligj.

Në një deklaratë për mediat, teksa shpjegoi arsyet e shtyrjes së seancës, Gjokutaj tha se kjo masë është marrë për të bërë një proces jo  ligjor dhe për t’u hakmarrë ndaj Berishës.

“Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK për zv e masës ndaj ish Kryeministrit Berisha. Ne i kërkuam seancës të jepte dorëheqjen, për arsye që i kemi bërë të ditur. Ajo nuk u shpreh as  pro as kundër.

Ne kishim dorëzuar kërkesën më parë që provojnë faktin se Berisha ka qenë kreu i KLD dhe në shkurt gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar

Seanca vijoj, deri në momentin kur shteruan kërkesën prokurorët dhe në bëmë disa pyetje për të cilën ata bënë sikur thanë përgjigje, por ato përgjigje nuk u dhanë

Kërkesa e prokurorëve ishte shoqëruar me prova dhe ne kërkuam të njiheshim, prandaj u vendos për nesër seanca.

Ajo që dua të denoncoj është që ndryshimi i masës së sigurisë është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj cka tregon qëllimin e SPAK jo për të bërë një provës të ligjshëm por për tu hakmarrë”, tha avokati Gjokutaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re