Është zbardhur kërkesa e SPAK për masën ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit. Kujtojmë se gjyqi është shtyrë për nesër.

Nderkohe avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha se kjo masë është e pambështetur në ligj.

“Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK për zv e masës ndaj ish Kryeministrit Berisha. Ne i kërkuam seancës të jepte dorëheqjen, për arsye që i kemi bërë të ditur. Ajo nuk u shpreh as  pro as kundër.

Ne kishim dorëzuar kërkesën më parë që provojnë faktin se Berisha ka qenë kreu i KLD dhe në shkurt gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar

Seanca vijoj, deri në momentin kur shteruan kërkesën prokurorët dhe në bëmë disa pyetje për të cilën ata bënë sikur thanë përgjigje, por ato përgjigje nuk u dhanë

Kërkesa e prokurorëve ishte shoqëruar me prova dhe ne kërkuam të njiheshim, prandaj u vendos për nesër seanca.

Ajo që dua të denoncoj është që ndryshimi i masës së sigurisë është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj cka tregon qëllimin e SPAK jo për të bërë një provës të ligjshëm por për tu hakmarrë”, tha avokati Gjokutaj.

Kërkesa e SPAK për ndryshimin e masësë se sigurise u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”. Të mërkurën, në datë 27, në orën 9 në dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë do të vendoset fati i vulës së PD-së.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re