Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest shtëpie, për një nga nga protestuesit e Unazës së Madhe, që u përplasën disa ditë më parë me punonjësit e IKMT-së, pasi këta të fundit ishin urdhëruar të çonin njoftime për prishjen e banesave në këtë zonë.

Shpëtim Selimi akuzohet për ‘Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës” të punonjësve të IKMT-së.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu para gjykatës së Tiranës i bëri thirrje qeverisë të zgjedhi urën e dialogut.

‘Nuk mund të parashikoj çfarë mund të ndodhë, por i kërkoj qeverisë. Zgjidhni rrugën e dialogut. Zgjidhje ka, por uluni dhe diskutoni.’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re