Ka reaguar menjëherë kryeministri Rama ndaj vendimin të gjykatës së Krimeve të Rënda për “arrest me burg” ndaj Saimir Tahirit.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”, shkruan Rama.

Kujtojmë se vendimi i “arrestit me burg” vjen ditë pasi ish-ministri i Rendit dorëzoi vullnetarisht mandatin e deputetit, madje nën thirrjen se kërkon të ballafaqohet me drejtësinë pa iu frikësuar aspak asaj. Ndërkohë, prokuroria nga ana e saj, ajo e Krimeve të Rënda, ka kërkuar “arrest me burg”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re