Pas sekuestrimit të 18.5 milion eurove në një llogari bankare te nivelit të dytë që dyshohet se e kanë prejardhjen nga krimi i organizuar dhe mafia italiane, ku i përfshirë dyshohet të jetë biznesmeni i hidrokarbureve, Rezart Taçi, kunati dhe shoferi i tij, prokuroria e Posaçme është duke vijuar hetimet.

Burime nga institucioni i akuzës bën me dije se hetimet janë në vijim, ku bankave të nivelit të dytë do u kërkohet informacion për të gjitha trasaksione e tjera që këta shtetas mund të kenë bërë vitet në fundit, për të parë nëse janë bërë apo jo komform të gjitha rregullave ligjore.

Gjithashtu SPAK është duke kryer veprime dhe verifikime në disa llogari bankare që janë në emër të biznesmenit dhe dy njerzërve të tij, tashmë të arrestuar. Pritet që në ditët në vij Artur Balla dhe Bledat Lilo të dalin përpara gjykatës së posaçme për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa në kërkim ndërkombëtar për llogari vijon të mbetet Taçi.

Ky i fundit ditën e djeshme mohoi akuzat dhe paralajmëroi se do kthej në Shqipëri shumë shpejt për t’u përballur me drejtësinë. Në disa intervista të ndryshme televizive, Taçi tha dje se akuzat ndaj tij janë të pabaza, dhe se me sipërmarrësin e dyshuar italian nuk ka pasur njohje të mëparshme.

Biznesmeni dyshohet se është larguar nga Shqipëria drejt Italisë rreth dy muaj më parë, referuar sistemit TIMS.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re