Skip to content

Arrestim dhe evakuime, gjendet mjet shpërthyes në Christchurch

heard INCIDENT 1120

Policia e Zelandës së Re ka arrestuar një burrë 33 vjeçar pasi i ka gjetur një pako të dyshimtë që brenda përmbante materie shpërthyese si dhe armatim.

Ngjarja ndodhi pikërisht në Christchurch, ku javë më parë vendi i trondit nga një agresion terrorist. Në vendngjarje janë parë forca të mëdha policore, të shoqërur nga ekspertët për çmontimin e bombave.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet neozelandeze, të cilat shtuan se banorët e afërt janë evakuuar si masë parandalimi. Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me ngjarjen.