Subscribe

Një tjetër grup kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike është goditur nga policia e Shkodrës.

 

Sipas bluve, ky grup kishte kultivuar mbi 10 mijë rrënjë kanabis në fshatrat Kir dhe Pult, bimë narkotike që janë asgjësuar nga policia që në muajin gusht.

 

Ndërkohë policia ka arrestuar tre persona. Konkretisht në pranga kanë rënë Arben dhe Pavlin Shpati si dhe Aurel Fejzo. Strukturat hetimore kanë shpallur në kërkim edhe 6 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

9 anëtarët e organizatës, të cilët vepronin në bashkëpunim në fushën e narkotikëve, dyshohet të kenë kultivuar kanabis edhe në zona të tjera të Malësisë së Shkodrës.

 

Të gjithë këta persona kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re