Njësia task forcë e operatorit te shpërndarjes ne Tiranë, ka arrestuar 10 persona të cilët u kapën në flagrancë për vjedhje të energjisë elektrike. Aksioni u krye në zonën e Kamzës dhe te Don Boskos. Mësohet se 3 shtetas konsumonin energjinë pa patur kontratë me OSHEE, 3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme. Ndërkohë që 4 të tjerët kishin ndërhyrë në matës, duke manipuluar të dhënat për ulje të konsumit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re