Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje lidhur me arrestimet e kryera në Ministrinë e Shëndetësisë.

 

Sekretarja e Përgjithshme e këtij institucioni, Joana Duro saktësohet se ka përfituar shumën prej 330 mijë lekësh nga Vladimir Topi administratori i kompanise ‘Driconos’. i cili dyshohet se do të favorizohej nga zyrtarja e lartë për marrjen e një tenderi.

 

SPAK sqaron se bëhet fjalë për një tjetër që ka si objekt supervizim dhe rikonstruksion të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.

 

Gjithashtu, SPAK dyshon se paratë fillimisht janë marrë nga inxhinieri i subjektit që do të favorizohej në marrjen e tenderit dhe më pas ky i fundit ia ka dorëzuar paratë zyrtares tjetër, Laura Shteto, me rol specialiste te zyra e prokurimeve.

 

Kjo e fundit duket të jetë e besuara e zyrtares së lartë, Joana Duro, pasi paratë mësohet se i janë dorëzuar pikërisht nga Shteto.

 

“Po ashtu, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin se shtetasi S. Sh., me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e shtetasit V. T., ja ka dërguar më pas shtetases L. Sh., e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, J. D., kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt’, thuhet në njoftim.

 

Dy zyrtaret akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.

 

 

Sipas dokumentit që njofton shpalljen e tenderit në fjalë rezulton se vlera e Lotit 1 është mbi 511 milionë lekë të vjetra.

 

“Rikonstruksion i disa QSH- ve në qarqet Tiranë dhe Durrës” me fond limit 51,146,570.83 (pesëdhjetë e një milion e njëqind e dyzetë e gjashtë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë.83) lekë pa TVSH”, saktësohet në dokument.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re