Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër reagoi nëpërmjet një komunikate për shtyp në lidhje me arrestimin e fundit në Shkodër të atyre që konsiderohen të fortet e qytetit.

 

Çmojmë bashkëpunimin në nivel të lartë me Policinë e Shtetit për të ekzektuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për lejimin e kontrollit të banesave dhe vendeve të tjera.Mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të deduktuar nga provat e administruara deri në këtë moment procedural i paraqitëm gjykatës kërkesën për të lejuar kontrollin e banesave dhe vendeve të tjera, në të cilat mund të gjendeshin prova me rëndësi për hetimin.Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.  Gjatë kontrollit janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar disa prova materiale, mbajtja e të cilave përbën vepër penale, për kryerjen e të cilave janë arrestuar 4 shtetas.Duke pasur njëkohësisht mbështetjen e fortë të Prokurorisë së Përgjithshme, ritheksojmë vullnetin e palëkundur për të përmbushur detyrat në përputhshmëri me ligjin per goditjen e krimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re