Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i bëri thirrje Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, të dërgojë urgjent komisionerët në Komisariatin e Policisë nr. 1 në Tiranë, ku 14 qytetarë të shoqëruar gjatë protestës së sotme janë mbyllur në një qeli.

“Policia u ka marrë maskat. Nuk lejohet kontakti me avokatin. Nuk u jepet ndihma mjekësore”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në një njoftim të saj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Thirrje publike Avokatit të Popullit Erinda Ballanca:

Dërgo urgjent komisionerët në Komisariatin e Policisë nr. 1 në Tiranë! 14 qytetarë janë mbyllur në një qeli. Policia u ka marrë maskat. Nuk lejohet kontakti me avokatin. Nuk u jepet ndihma mjekësore!

#Shpërndaje!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko