Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.

Duke u ndalur në arrestimet e fundit të SPAK, ku implikohen disa ish-zyrtarë të PS, Veliaj tha se kushdo që është i implikuar duhet të përballet vetë me drejtësinë, pa u mbrojtur nga partia.

“Askush nuk është i paprekshëm, të gjithë të mbrohen me fakte pa u mbrojtur nga PS. Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri, kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë. Unë besoj se kjo do të jetë lajmotivi i qëndrimit tone”, u shpreh Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re