Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komentuar aksionet e policisë, ku së fundmi janë ndaluar 14 persona dhe ka sekuestruar 14 armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme muncioni luftarak në Mirditë, Vlorë, Tiranë, Durrës, Berat, Kurbin dhe Shijak.

Balla ka përgëzuar policinë, por gjithashtu u ka kërkuar të rrisin vigjilencën gjatë ditëve të festave.

Postimi i Ballës:

Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit.

Policia e Shtetit ka ndaluar 14 persona dhe ka sekuestruar 14 armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme muncioni luftarak në Mirditë, Vlorë, Tiranë, Durrës, Berat, Kurbin dhe Shijak.

Përgëzoj Policinë e Mirditës për riorganizimin, hetimin serioz të ngjarjeve të rënda të mëparshme dhe rritjen e forcës parandaluese, siç u dëshmua sot me parandalimin e një ngjarjeje tjetër të rëndë kriminale.

Policia e Shtetit duhet të rrisë vigjilencën gjatë ditëve të festave, të bashkëpunojë me qytetarët, me qëllim që të parandalohen ngjarjet kriminale dhe që të mos cenohet atmosfera festive, nga episode të veprimeve të paligjshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re