Pas njoftimit se prokuroria ka lëshuar 25 urdhëra ndalimi për 25 persona pasi kishin mashtruar me tatimet, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

 

Në një postim në Twitter, Rama shprehet se arrestimi I një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe njerëzish nga biznesi I madh për mashtrim me taksat është një mesazh I qartë për luftën ndaj informalitetit.

 

Rama i bën apel biznesit që të mos mashtrojë me taksat pasi do ta gjejë belaja.

 

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re