Socialisti Pandeli Majko ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të lënë bosh pas arrestimit të Alqi Bllakos me urdhër të SPAk për “shpërdorim detyre”.

Majko ditën e sotme ka depozituar formularin e dekriminalizimit në KQZ, e cila pritet ta marrë në shqyrtim këtë kërkesë.

Në zgjedhjet e 25 Prillit të viit të kaluar, Majko ishte i renditur i 19-ti në listën e PS në kryeqytet, por nuk e fitoi mandatin e deputetit, duke mos arritur të “thyente” listën. Majko ka përfituar nga mandati i lënë në mes nga Bllako pasi ka siguruar më shumë vota në krahasim me kandidatët e tjerë në listë. Tashmë pritet që KQZ të japë miratimin dhe të lejojë ish-Ministrin për Diasporën të japë kontributin e tij në Kuvend.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re