Deputetja Rudina Hajdari, e cila është kandidate e Nismës Thurje në Elbasan ka folur për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, duke komentuar edhe ngjarjen e ditës së djeshme, ku forcat speciale RENEA kane arrestuar në qytetin e Elbasanit një prej emrave më të përfolur sa i takon botës së krimit në qytetin e Elbasanit, Ardian Çapjen 53 vjeç.

Ndërkohë u shpall në kërkim një i afërm i tij, Florenc Çapja.

Referuar kësaj ngjarje, Hajdari deklaroi se organizata me në krye Çapjan është e lidhur me PD-në.

Kjo organizatë kriminale dihet që ka një lloj lidhje me Partinë Demokratike. Uroj gjithashtu që kreu i organizatës kriminale, i lidhur me Partinë Socialiste të ketë të njëjtin përfundim, që të kapen të gjithë, jo vetëm të përdoren në mënyra elektorale apo të kapet një person dhe të mos dënohen të gjithë”, tha Hajdari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re