Kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka deklaruar se Fredi Beleri po mbahet në burg si i dënuar politik.

 

Në një intervistë në studion e Vizion Plus me Roland Zilin, Dule tha se se për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, nuk ka asnjë fakt që të provojë akuzat që janë ngritur ndaj tij.

 

“Vazhdoj të insistoj se Beleri është një i burgosur politik që e mban Rama. Është një arrestim që pretendohet se është në flagrantë pa prova. Rezulton se nuk asnjë fakt kundër Belerit për ta mbajtur në arrest. Edhe nëse do kishte një fakt të vogël, kemi disa krime elektorale në Prokurori, nuk kemi asnjë të akuzuar në arrest. Të gjithë janë në gjendje të lirë, vetëm Beleri është në burg”, tha Dule.

 

Sipas kreut të PBDNJ, qëllimi i Ramës për të mbajtur në qeli Belerin është çështja e pronës.

 

“Beleri ka një program të qartë që gjeti mbështetje të qytetarëve. Në themel të saj ngelet prona, te pronari. Rama thotë zhvillim turistik, rrëmbim të pronës dhe dhënia tek interesat klienteliste.

 

Rama nuk duron asnjë llogaridhënie dhe transparence. Çdo gjë e bën okulte dhe në errësirë. Rama dha urdhër që Belerin e donte në burg se rezultatin nuk e mundte dot, e tani kërkon fakte që nuk i gjen dot”, tha ai.

 

Dule teksa komentoi reagimet e shumta të Athinës zyrtare për këtë rast, tha se kjo çështje nuk është vetëm e Greqisë, por  e Shqipërisë dhe europianizimit të saj. Sipas tij, nuk ka praktika të tilla në Europë që të arrestohet kundërshtari politik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re