Kandidati shqiptar për deputet i PASOK në Greqi, Fatos Malaj, ka “zbuluar” arsyet e humbjes së opozitës atje, ku sipas tij, pesha kryesore e fajit bie mbi SYRIZA-n, që sipas tij, nuk arriti të mobilizonte votuesit.

Komentet Malaj i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se megjithëse partia e Mitsotakis arriti të dilte forcë e parë, e ka të vështirë të krijojë qeverinë e re.

Ai foli edhe për arrestimin e Fredi Belerit në Himarë, për të cilin tha se duhet të merren organet e drejtësisë shqiptare, por shtoi se të drejtat e njeriut duhet të respektohen.

“Në Athinë vërtetë çohen dhe protestojnë, por nuk janë nga Athina. Unë aderoj në këtë forcë politike që prej 15 apo 17 vitesh. PASOK është kjo forcë politike që më ka mbështetur. Është një forcë politike që i ka përkrahur emigrantët që në fillim. Qeveria Papandreu ishte një qeveri që bëri revolucion për emigrantët. Ndryshoi kodon legjislativ në favor të emigrantëve, u dha leje qëndrimi, etj.

Së pari mos e quani të sigurt që Mitsotakis fitoi. Pashë edhe përshkrimin tuaj Greqia blu. Unë e shof si një risk që mori Mitsotakis tani që e lëshoi direkt atë mandate që i dha presidenti për të formuar qeverinë. Nëse këto tre parti që janë me përqindje të vogla të numrit të votave hyjnë në parlament, atëherë Mitsotakis nuk e formon dot qeverinë. Në këto momente u futën 5 parti në parlament dhe i dhanë të drejtën të marrë 40 %, por nëse futen 3 partitë e tjera në parlament ai e ka të vështirë të krijojë qeveri. ND fitoi se SYRIZA nuk arriti të bindte njerëzit.

Kishte një votë protestuese kundër SYRIZËS, sepse nuk arriti të sillte një program të bindte qytetarët. Përsa i përket problemit të Fredi Belerit, drejtësia e pavarur duhet ta shohë nëse ka të drejtë apo jo. Mendimi im është se të drejtat e njeriut në çdo vend demokratik duhen respektuar”, u shpreh Malaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re