Akuzat e shtetit fqinj për masën e vendosur ndaj kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri kanë marrë përgjigje nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka shprehet se është e pamundur të kuptohet diskutimi nga Athina zyrtare e vendimit të institucioneve të drejtësisë në vendin tonë.

 

Xhaçka shton se shteti grek nuk po respekton institucionet e pavarura të Shqipërisë, për të cilat shton se kanë prova të forta lidhur me arrestimin e Fredi Belerit.

 

 “Është thuajse e pamundur të kuptojmë sesi miqtë tanë grekë kanë të drejtën të vënë në diskutim një vendim gjykate të vendit tonë, kur provat kur provat e forta që ata kërkonin nuk mund të ishin më të vështira – Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në veprimtari kriminale kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Nuk e kuptojmë se si shtetasi grek e përjashton atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë”- shkruan Xhaçka.

 

Këtë të shtunë, Gjykata e Vlorës la në burg, Fredi Belerin të akuzuar për blerje votash në Himarë. Ai u arrestua në flagrancë mbrëmjen e së premtes, ndërsa në një njoftim zyrtar policia ka theksuar se arrestimi i tij është i bazuar në prova të dokumentuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re