Pas kapjes në Turqi, të të shumëkërkuarit, Dritan Rexhepi, institucionet e drejtësisë në Shqipëri kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij. Drejtësia shqiptare e ka dënuar me 25 vite burg, në vitin 2013, pasi Rexhepi akuzohet për disa vepra të rënda penale, si vrasje me paramendim apo plagosje e rëndë. Por ky është dënimi i artikuluar vetëm nga Gjykata e Tiranës, pasi ai rezulton i dënuar në vitin 2015 me 4 vite burg, për falsifikim dokumentesh.

 

Dritan Rexhepi po ashtur rezulton i dënuar me 16 vite burg nga drejtësia italiane, në vitin 2011, për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

 

Ai u arrestua nga autoritetet turke, në Stamboll. Lajmi u bë i ditur nga ministri turk i Mbrojtjes, ndërsa lidhur me arrestimin e tij ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Taulant Balla. Ky i fundit deklaroi se grupet kriminale do të goditet dhe askush nuk do i shpëtojë përgjegjësisë ligjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re