Pak orë pas arrestimit të Arbër Çekajt, kryeministri Rama, nën një eufori politike ka deklaruar ky zhvillim është vizion qeveritar e jo kusht gjerman.

“Jo se e kërkon Gjermania a bota, po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi! E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat, sado baltë të na hedhin dhe zjarr marazi të ndezin”, është shprehur Rama në FB, që po ashtu komenton dhe atë që e quan vrerr të opozitës pas vetëpargimit të Saimir Tahirit nga parlamenti me lënie mandati

“Ç’është kjo opozitë pikë e vrerr pas largimit të Saimir Tahirit, e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani e Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë!”, deklaron Rama plot patetizëm atdhëtar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re