Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, duke mos u kursyer në fjalët ndaj këtij të fundit.

 

Berisha deklaroi se arrestimi i Dakos është mëse i merituar, ndërsa e konsideron si kriminel elektoral.

 

Megjithatë Berisha shfaqi rezerva për mënyrën e implementimit të drejtësisë në vend.

 

“Arrestohet Gjush Dako, njoftohet arrestimi i tij 4 ditë më parë, ata e dinë pse e bënë., Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht dëshmon se çdo gjë ka këtu, por jo drejtësi.

 

Gjushit një fjalë do i them “shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit” e meriton sepse je kriminel elektoral, eksponent i dosjes 339. Nuk është dënuar për këtë ai, as pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëzish, as për padinë e Bashkim Dakos, iu lut i tha hajde shihi kolonat”, tha ai.

 

Në daljen e tij për mediat, Berisha njëkohësisht përsëriti akuzat e tij ndaj qeverisë për vjedhje votash në zgjedhjet e 14 majit, duke përforcuar qëndrimin e tij për mos pranim rezultati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re