DURRËS- Abc News ka siguruar kallëzimin e depozituar nga banorët e pallatit, për të cilin është arrestuar ish kryetari i Bashkisë së Durrësit , Vangjush Dako.

Ky kallëzim është depozituar  prej tyre në SPAK në vitin 2020. Mes zyrtarëve është sekretari i KRT-së së Bashkisë së Durrësit, njëherazi drejtori i Planifikimit të Kontrollit të Territorit Adhurim Qehajaj, i cili ka nënshkruar lejen e ndërtimit për këtë objekt.

Gjithashtu në objektin e padisë janë dhe punonjës të bashkisë dhe pikërisht personat, të cilët kanë marrë në dorëzim dhe dhënë lejen e shfrytëzimit të kësaj godine, pasi ajo është ndërtuar.

Paraprakisht thuhet dhe ka dyshime të forta se katër kate të këtij pallati rezultonin pa lejen përkatëse.Pallati në fjalë pësoi dëme nga tërmeti shkatërrimtar i 2019, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona në Durrës dhe zona të tjera./n.m.

 




 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re