Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për arrestimin e tre drejtorëve të këtij institucioni, duke u shprehu se ka bashkëpunuar me SPAK, duke i vënë në dispozicion çdo dokumentacion.

Veliaj u shpreh se pasi ka dalë nga spitali ka mësuar për atë që kishte ndodhur, ndërsa tha se në 11 mijë veta staf në bashki, ka nga ata që mund të kenë probleme.

“I gjithë dokumentacioni është dërguar në SPAK, bashkëpunim total me Prokurorinë. Jemi institucioni rekord që kthen përgjigje të plotë. Ndonjëherë çojmë më shumë informacion seç duhet. Zelli për bashkëpunim nuk duhet vënë në dyshim”, tha Veliaj në Tch.  

“Ka një procedurë si kompanitë garojnë, dhe në 1 mijë gara, apo 11 mijë veta staf në bashki, ka një probabilitet që të ketë probleme. Pas çdo sfide ka një oportunitet.

Kur dola nga spitali zbulova problemin që kishte organizata ime. Në 1 mijë procedura që ka bashkia, fakti që sot edhe për 1% jo vetëm që nuk i bëhet rezistencë, por shkresat në Prokurori cohën vetë nga bashkia, çdo gjë që i kërkon Prokuroria.

I njoh dhe i kam bashkëpunëtor, kemi bërë punë të jashtëzakonshme bashkë, Taulanti ka bërë 40 shkolla në Tiranë…”, tha ai.

Veliaj po ashtu tha se nuk është thirrur nga SPAK, por nëse do të thirret, patjetër që do të shkojë.

“Kurdo që më thërrasin, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thërritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim”, tha Veliaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re