Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t’i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë. Gogu iu përgjigj akuzave të Salianjit pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit.

“Rezultatet e punës sonë janë një hetim ligjor mbi veprimtarinë e sistemeve qe mbrojnë sistemin TIMS, nuk janë gjyqe. Ju tërheq vëmendjen t’i qëndrojmë këtij urdhërim te Kuvendit. Zotëria te cilit ju i referoheni ka statusin e te prezumuarit i pafajshëm. Nuk ndëshkon Kuvendi.

Ne hetojmë veprimtarinë me ndihmën e disa eksperteve. Unë e kuptoj qe ju jeni shume te trembur dhe ndiqni strategjinë e atij qe është sot me i tremburi ne ballkonin e shtëpisë se tij.

Ky rol është te marrësh rolin e gjyqtarit. Javën e kaluar donit t’i jepnit pafajësi Berishës, sot doni te bëheni gjyqtari i Ervin Muçes. Ju nuk ndiheni rehat ne rolin e parlamentarit qe heton sipas vendimit te Kuvendit.

Nga njera ane doni te shfajësoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjetër te ndëshkoni kundërshtarin politik. Kjo sepse jeni humbës seriale. Pa humbur kohe ju lutem kthehuni ne shinat e vendimit te Kuvendit. Mos u bëni ju inkuizitore”, deklaroi Gogu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re