Skip to content

Arrestimi i dy autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Athinë pas 16 vitesh, Balla: Fillimi i revanshit të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Athinë pas 16 vitesh.

Balla u shpreh se rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar.

Ministri theksoi se bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar, për të gjetur dhe ndaluar personat në kërkim nga drejtësia, si dhe hetimet e përbashkëta për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri apo në vende të tjera, janë forma më e mirë për të goditur krimin.

“Rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar, për të gjetur dhe ndaluar personat në kërkim nga drejtësia, si dhe hetimet e përbashkëta për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri apo në vende të tjera, janë forma më e mirë për të goditur krimin.

Përgëzime Policisë së Shtetit📍 Korçë, Tiranë, Kavajë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Fier, për operacionet e orëve të fundit, të cilat rezultuan me arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për një vrasje në Greqi rreth 16 vite më parë si dhe shtetas të tjerë të përfshirë në vepra të tjera penale”, shkruan Balla.

 

 

“”