Detaje të reja janë zbuluar lidhur me arrestimin eportugezit, Ruben Saraiva, të dyshaur si ekzekutor biznesmenti Ardian Nikulaj.

 

Mësohet se portugezi ka udhëtuar me dokumente të falsifikuara nga Greqia në drejtim të Marokut, vend në të cilin jetojnë një pjesë e familjarëve të tij.

 

Arrestimi i tij u bë nga autoritetet në Marok, vend me të cilin Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Mësohet se Interpol Maroku ka vënë në dijeni autoritetet shqiotare për prangosjen e të shumëkërkuarit, duke pyetur nëse kërkimi i tij vijon të jetë i vlefshëm.

 

Në të njëjtën kohë, autoritetet në Marok kanë kërkuar informacion mbi veprat penale që rëndojnë mbi portugezin nga drejtësia shqiptare.

 

Në të shkuarën praktika e përdorur për ekstradim të të arrestuarve të kërkuar në Shqipëri janë bërë përmes shkëmbimit.

 

 

Në këtë mënyrë, ekstradimi i portugezit mund të bëhet duke e shkëmbyer me një të burgosur që drjetësia në Marok e ka shpallur në kërkim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re