Shoqata për Autonominë Vendore ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke shprehur shqetësim, pasi sipas saj po pengohet ushtrimi i detyrës në institucionin e bashkisë.

Shoqata thote se shpreh shqetësim për klimën e krijuar në institucionet e qeverisjes vendore, ndërsa thekson se kjo situatë krijon një mjedis të pasigurt dhe cenon parimin e bashkëpunimit mes institucioneve.

“Kjo qasje jo vetëm që pengon zhvillimin normal të punës në institucionet vendore, të cilat ofrojnë përditë shërbime thelbësore për miliona qytetarë, por gjithashtu krijon një precedent të rrezikshëm. Është e papranueshme që për çdo hetim të merren masa paraprake që kufizojnë lirinë e një të zgjedhuri vendor, pa pasur një akuzë të qartë dhe një vendim gjyqësor që e justifikon këtë veprim”, thuhet ne reagim.

 

Reagimi: 

Shoqata për Autonominë Vendore shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me ndalimin e ushtrimit të detyrës për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, pa një akuzë dhe vendim gjykate të formës së prerë.

Ne kemi qenë gjithmonë për respektimin dhe zbatimin e ligjit dhe të gjitha bashkitë kanë bashkëpunuar në çdo rast të referuar përpara organeve të drejtësisë. Megjithatë, konsiderojmë të papranueshme që një i zgjedhur vendor të ndalohet në ushtrimin e detyrës së tij, pa u gjetur në kushtet e flagrancës apo pa një vendim përfundimtar gjyqësor.

Gjithashtu, shprehim shqetësimin për klimën e krijuar në institucionet e qeverisjes vendore, ku nga raportimet e vazhdueshme të kryetarëve të bashkive në mbledhjet tona, konstatohet një qasje e pabalancuar dhe shpeshherë intimiduese nga ana e zyrtarëve të SPAK ndaj përfaqësuesve të pushtetit vendor. Kjo situatë krijon një mjedis të pasigurt dhe cenon parimin e bashkëpunimit mes institucioneve.

Kjo qasje jo vetëm që pengon zhvillimin normal të punës në institucionet vendore, të cilat ofrojnë përditë shërbime thelbësore për miliona qytetarë, por gjithashtu krijon një precedent të rrezikshëm. Është e papranueshme që për çdo hetim të merren masa paraprake që kufizojnë lirinë e një të zgjedhuri vendor, pa pasur një akuzë të qartë dhe një vendim gjyqësor që e justifikon këtë veprim.

Shoqata për Autonominë Vendore apelon për respektimin e parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, si dhe garantimin e një mjedisi të drejtë dhe të paanshëm për funksionimin e pushtetit vendor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko