Pas arrestimit të Evis Berberi me urdhër të SPAK, qeveria ka emëruar drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në krye të ARRSH-së, institucionit që jep më së shumti tendera në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës  është  emëruar Gentian Gjyli.

Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku u prangos më 14 mars, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Prokuroria ka zbuluar se nëpërmjet një kompanie të krijuar prej dhe e shitur de jure te një biznesmen pasi mori poste drejtuese në Ministrinë e Infrastrukturës, i ka dhënë disa tendera si dhe kryente transaksione financiare nëpërmjet kompanisë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re