Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, kryeministri Rama ka thirrur në një mbledhje gjithë kryetarët e Bashkive të vendit.

Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 12:00.

Në këtë mbledhje pritet një komunikim nga kryeministri lidhur me mënyrën e ushtrimit të detyrës së kryetarëve të Bashkive në vend.

Takimi i sotëm vjen vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë mblodhi drejtuesit e policisë, të cilët i kritikoi ashpër për punën e kryer.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re