Avokati i njohur Ylli Manjani ka reaguar përmes një postimi në Facebook i revoltuar për arrestimet e sotme në Bashkinë e Lushnjës duke thënë se shembja e paligjshme e Teatrit është më e rëndësishme se kanali i Lushnjës dhe SPAK duhet të funksionojë edhe në Tiranë. Në postimin e tij ai bëri një paralelizëm të çështjes së Teatrit për të cilën thotë se bëjnë gangsterin në gjykatë dhe rasti i Lushnjës ku nuk guxojnë ta bëjnë këtë gjë.

Postimi i plotë:

Jam shumë dakord!Kanali vaditës në Lushnje është i rëndësishëm, ndaj abuzimi me të duhet ndëshkuar. Shpresoj të jetë dokumentuar mirë abuzimi.
Por të mos i vijmë vërdallë hiç muhabetit.

Shembja e PALIGJSHME e Teatrit Kombëtar e një godine që ende sot është e mbrojtur nga ligji për trashëgiminë, e shembur pa miratuar më parë projektin zhvillimor e pa një leje zhvillimore, është po aq abuzuese(në fakt është më e rëndë) sa kanali i Lushnjes. Është kryer nga i njëjti rang funksionari publik si kryetari i bashkisë së Lushnjes. Të dy janë të emëruar e jo të zgjedhur. Por këtej nga Tirana nuk funksionon SPAK ende!!!

Këtej nga Tirana kanë edhe luksin të bëjnë gangsterin kundër Gjykatës Kushtetuese, në dallim nga ai i Lushnjes që nuk guxon ta bëjë këtë gjë… Ndërkohë, a u ka mbetë më pushtet lokal këtyre që të justifikojnë votimet moniste?!Duhen zgiidhje e përgjegjësi politike jo thjesht deklarata mbi e për SPAK-un.

Duhen zgjedhje vendore legjitime si mjeti i vetëm nga ku buron legjitimiteti i të zdhedhurve vendorë.
Këta të sotmit janë thjesht të emëruar…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re