Ashtu siç edhe e kishte premtuar, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, çështjen e arrestimit të Fredi Belerit në Himarë e ka ngritur edhe në Bruksel, në takimin e ministrave të Jashtëm evropiane.

dendias

“Pas mbledhjes kam ndërmend të takohem me homologen time shqiptare. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante”, tha Nikos Dendias.

Situata në rajonin e Ballkanit perëndimor do te diskutohet sot në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së ne Bruksel.

Ministrave të shteteve anëtare do t’u bashkohen edhe krerët e diplomacive nga 6 vendet e rajonit.

Sipas njoftimeve nga Bashkimi Evropian temat kryesore në rend dite janë procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, situata në Bosnje e Hercegovinë, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian pritet të përsërisë edhe një herë përkushtimin për të vijuar ndihmën për rajonin, por edhe të kërkojë nga këto vende të përmbushin angazhimet e marra për të zbatuar reformat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re